Këpucët e policëve lyhen me të kuqe gjatë protestës në Pejë

30 tetor 2026 | 14:32

Këpucët e zyrtarëve policorë janë lyer me ngjyrë të kuqe gjatë protestës që po mbahet në Pejë, në shenjë revolte pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj.

Pamjet nga protesta tregojnë këpucët e policëve të lyera me ngjyrë të kuqe, ndërsa protestuesit po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Zekajt dhe përgjegjësi nga institucionet.

Protesta po mbahet pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, Albert Sylaj.

Rasti ka nxitur reagime të shumta dhe kritika ndaj institucioneve për mënyrën e trajtimit të tij dhe për dështimet e mundshme në mbrojtjen e viktimës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se Kosova ka…