Intervistimi i Ramës nga PSRK-ja, ja çfarë thotë avokati i tij

30 tetor 2026 | 16:13

Avokati Artan Qerkini ka bërë me dije se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) lidhur me projektin “Arkitekti i Qytetit”.

Qerkini ka shtuar se Rama ka shprehur gatishmërinë për të sqaruar çdo çështje që mund të jetë objekt i dyshimeve të Prokurorisë.

“Zoti Rama është intervistuar në lidhje me projektin e ‘Arkitektit të Qytetit’. Edhe pse dihet se në këtë rast kemi të bëjmë me politika publike, të cilat në instancë të fundit vlerësohen prej votuesve, mirëpo zoti Rama ka shfaqur gatishmërinë e tij që, nëse Prokuroria dyshon për aspekte të ndryshme të këtij projekti, të japë sqarimet e nevojshme, në mënyrë që ta vërë në dijeni prokurorinë se çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit”, ka thënë Qerkini.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në…