Akil Gjakova mbetet pa medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit

30 tetor 2026 | 16:16

Xhudisti Akil Gjakova nuk ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit, pasi është mposhtur në përballjen për vendin e tretë.

Gjakova është përballur me rusin Karen Galstian, por nuk ka arritur të triumfojë, duke e përmbyllur garën pa medalje.

Xhudisti  Gjakova e ka nisur garën me pushim në raundin e parë, ndërsa më pas ka shënuar dy fitore radhazi ndaj izraelitit Ohad Moritz dhe Makhmadbek Makhmadbekov nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në çerekfinale, Gjakova është mposhtur nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, për të vazhduar më pas në repesazh, ku ka fituar ndaj francezit Joan-Benjamin Gaba.

Megjithatë, humbja në duelin për medaljen e bronztë ia ka pamundësuar xhudistit kosovar ngjitjen në podiumin e kësaj gare ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në…