Barcelona interesohet për Estevaon, Deco shqyrton huazimin në janar
Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të talentit brazilian Estevao nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas mediumit spanjoll “SPORT”, drejtori sportiv i katalunasve, Deco, po e konsideron mundësinë e një marrëveshjeje huazimi për 19-vjeçarin, i cili nuk po arrin të sigurojë hapësirën e dëshiruar te skuadra londineze.
Estevao ka regjistruar vetëm 269 minuta lojë këtë sezon, ndërsa së fundmi ka mbetur në bankën rezervë edhe në përballjen ndaj Liverpoolit, pavarësisht mungesave që Chelsea kishte në repartin ofensiv.
Barcelona kishte shprehur interesim për shërbimet e brazilianit edhe më herët, përpara transferimit të tij te Chelsea.
Megjithatë, realizimi i një marrëveshjeje në janar nuk do të jetë i lehtë. Fillimisht, vetë futbollisti do të duhej të kërkonte largimin në formë huazimi, ndërsa edhe Chelsea duhet të japë pëlqimin për këtë lëvizje.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të ndërmarrë hapa konkretë për ta afruar talentin brazilian në “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të janarit.



