Shqetësuese shifrat e aksidenteve për një ditë në Kosovë
31 tetor 2026
| 09:53
Një aksident trafiku me fatalitet është regjistruar, ndërsa 30 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar vetëm dje në Kosovë.
Personi që vdiq është një i ri nga Mitrovica, që po trajtohet në QKUK si pasojë e një aksidenti më 24 tetor.
Sipas statistikave të Policisë, janë raportuar edhe 41 aksidente trafiku me dëme materiale.
Në total, janë evidentuar 72 aksidente trafiku.



