Zyrtarët e lartë amerikanë ndajnë certifikata mirënjohjeje për ekipin VIP të Aeroportit të Prishtinës
Ekipi VIP i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është vlerësuar me Certifikata Mirënjohjeje nga dy zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë aeroporti përmes një njoftimi, ku theksohet se ky vlerësim është rezultat i përkushtimit dhe profesionalizmit të vazhdueshëm të ekipit, si dhe i standardeve të larta të shërbimeve të ofruara ndër vite.
Sipas njoftimit, mirënjohja pasqyron gjithashtu bashkëpunimin e koordinuar dhe punën ekipore të punonjësve në sektorë të ndryshëm të aeroportit.
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kanë falënderuar ekipin VIP dhe të gjithë punonjësit që kanë kontribuar në këtë arritje, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin ndaj detajeve që kanë bërë të mundur këtë vlerësim.



