Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

02 nëntor 2026 | 14:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Presidentja Justina-Shiroka Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjes së Kosovës për liri.

“Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka theksuar presidentja Shiroka-Pula.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aleanca ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me humbjen e…