KOK-u përmbyll modulin e pestë të ASMC 7 me fokus te organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive

03 nëntor 2026 | 11:24

Në kuadër të edicionit të pestë të kursit të avancuar për menaxhimin e organizatave sportive (ASMC 7), për dy ditë me radhë u zhvillua moduli me temën “Organizimi i ngjarjeve të mëdha sportive”.

Ky modul trajtoi rëndësinë e planifikimit, menaxhimit dhe realizimit të ngjarjeve sportive të nivelit të lartë që nga hapat e parë deri te përmbyllja dhe ndikimi në komunitet.

Ligjërues i ftuar në këtë modul ishte ish-sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, Sasha Popovski. Përveç tij ligjëruan edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i programit ASMC, Ibër Alaj, si dhe Drejtori i Akademisë Olimpike Fitim Arifi.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë sfidat dhe mundësitë që sjell organizimi i ngjarjeve të mëdha, duke shkëmbyer ide dhe përvoja nga pjesëmarrja dhe organizimi i ngjarjeve sportive.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drilon Tahirukaj është prej lojtarëve të rëndësishëm të Kombëtares së…