Gucati viziton Jakup Krasniqin e Pjetër Shalën, paralajmëron vizita te Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së

03 nëntor 2026 | 13:07

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka bërë me dije se së bashku me Elbasan Shalën, Fetah Hajrën dhe Fehmiun, ka vizituar Jakup dhe Pjetër Shalën.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gucati ka thënë se të dy i kanë pritur me kokën lart dhe me bindjen se drejtësia do të triumfojë.

Ai ka bërë me dije se vizitat do të vazhdojnë më 11 dhe 12 nëntor, si dhe më 30 nëntor, te ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Sali Mustafa.

“Historia e tyre është e pastër si kristali”, ka shkruar Gucati, duke iu referuar atyre që, sipas tij, i dhanë liri vendit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Suksesi në Grand Slamin e Abu Dabit ka bërë që…