Gjakova dhe Fazliu ngjiten në ranglistën botërore të xhudos
03 nëntor 2026
| 12:56
Suksesi në Grand Slamin e Abu Dabit ka bërë që Akil Gjakova dhe Laura Fazliu të përparojnë në ranglistën botërore të xhudos. Vendi i pestë në kategorinë deri në 73 kilogramë i ka mundësuar Akil Gjakovës të ngjitet për 14 pozita.
Tani, ai renditet në vendin e 32-të në ranglistën botërore të kësaj kategorie, pasi ka fituar 360 pikë falë paraqitjes në Abu Dabi.
Ndërkohë, Laura Fazliu, e cila është renditur e treta, ka fituar 500 pikë dhe është ngjitur për tri pozita në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku tani mban vendin e 11-të. Garën e ardhshme xhudistët kosovarë do ta kenë nga 13 deri më 15 nëntor, në kuadër të Grand Prix-it në Zagreb.



