UEFA merr këtë vendim në kujtim të Jesus de Miguel
UEFA ka konfirmuar se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel Alameda, i cili ka vdekur të martën në moshën 30-vjeçare.
Nderimi do të mbahet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të martën dhe të mërkurën, si dhe në takimet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, të enjten.
Në një deklaratë, UEFA ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe bashkëlojtarët e futbollistit, duke e cilësuar këtë si një moment tepër të vështirë.
“Komuniteti evropian i futbollit po vajton humbjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel Alameda. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të tij gjatë kësaj kohe tepër të vështirë. Një minutë heshtje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e UEFA-s këtë javë në kujtim të tij”, ka shkruar UEFA në njoftimin e saj.
De Miguel ka vdekur pasi ka pësuar arrest kardiorespirator, pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jesus Owono, gjatë ndeshjes së së hënës në Segunda Division.



