Real Madridi interesohet për Calafiorin, por Arsenali nuk e lëshon
Real Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Arsenalit, Riccardo Calafiori, të cilin, sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur, trajneri Jose Mourinho e ka identifikuar si një nga objektivat e tij.
Madrilenët kanë bërë kontaktet e para për të marrë informacione rreth situatës së italianit dhe mundësisë së transferimit të tij gjatë verës. Përfaqësuesit e futbollistit tashmë janë në dijeni të interesimit.
Megjithatë, Arsenali nuk ka ndërmend ta shesë Calafiorin, të cilin e konsideron lojtar të rëndësishëm. Klubi londinez planifikon t’i ofrojë atij kontratë të re gjatë vitit 2027, ndonëse marrëveshja aktuale është e vlefshme deri në vitin 2029.
Mbetet të shihet nëse Real Madridi do ta shtojë presionin për transferimin e italianit dhe nëse Arsenali do të ndryshojë qëndrim.



