Rama publikon fotografi nga projekti në Gërmi, ironizon Vetëvendosjen
03 nëntor 2026
| 17:02
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi që paraqesin një projekt të kryeqytetit në zonën e Gërmisë, duke shoqëruar pamjet me një mesazh ironik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Renderi, Bageri, Projekti”, ka shkruar Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Përmes këtij mesazhi, ai ka vazhduar ironinë ndaj Vetëvendosjes, ndërsa publikimi është shoqëruar me fotografi të projektit në Gërmi.



