Arifi kritikon LV-në: Vetëm 10 milionë euro për hekurudhat në buxhetin e vitit 2027

03 nëntor 2026 | 17:07

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga Vetëvendosje për mjetet e planifikuara për sektorin e hekurudhave në buxhetin e vitit 2027.

Përmes një postimi në “Facebook”, Arifi ka rikujtuar se gjatë fushatës zgjedhore të qershorit, LV-ja kishte vendosur projektet hekurudhore në qendër të premtimeve të saj.

Megjithatë, sipas tij, në projektbuxhetin për vitin 2027 janë paraparë vetëm 10 milionë euro për këtë sektor.

Arifi ka ngritur dyshime edhe për shpenzimin e këtyre mjeteve, duke pretenduar se ato janë bartur nga viti paraprak dhe se nuk ka siguri nëse do të realizohen.

Ai e ka kritikuar mospërputhjen që, sipas tij, ekziston mes premtimeve zgjedhore dhe planifikimit buxhetor të qeverisë.

“Sa mirë po shitet mashtrimi!”, ka shkruar Arifi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi që…