Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin turk të dyshuar për dy vepra penale

03 nëntor 2026 | 17:14

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj shtetasit turk me inicialet I.A., i dyshuar për dy vepra penale.

Ai dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Masa është caktuar pas seancës dëgjimore, ku gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që i dyshuari, nëse lihet i lirë, të pengojë zhvillimin e procedurës penale ose t’i shmanget ndjekjes duke u arratisur, pasi është shtetas i Turqisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që ai të përsërisë veprat penale për të cilat dyshohet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë duhet të shërbejë…