Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës
Manchester United ka arritur të bëjë një nga rikthimet më të mëdha, duke përmbyrsur rezultatin ndaj Romës dhe duke fituar në fund në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Nga rezultati 0:2 në pjesën e parë në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, ekipi i drejtuar nga shumë i kritikuari Michael Carrick, ka arritur që në pjesën e dytë të shfaqë komplet lojë dhe ambicie tjera, duke i mposhtur romakët në fund 3:2.
Fillimisht, Bruno Fernandes shënoi nga pika e bardhë në minutën e 58-të, ndërsa dy gola në minutat e 83-ë dhe 86-të i shnëoi braziliani Cunha, duke bërë që tifozët të “çmenden” nga festa.
Kjo fitore e Man Utd vjen në një moment krize, pasi edhe në Ligën e Kampionëve, por edhe në Premier Ligë, gjendet në një pozitë të vështirë me rezultate të dobëta.



