Rama akuzon prokurorinë për presion ndaj zyrtarëve të përfshirë në realizimin e projektit ‘Ishulli Urban’ në Prishtinë
04 nëntor 2026
| 13:45
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se prokuroria i ka mbajtur dje për disa orë në intervistë punëkryesin dhe menaxherin e projektit “Ishulli Urban”, i cili u mundëson rreth 30 mijë banorëve të lagjes Arbëria qasje në qendrën e kryeqytetit.
Po ashtu, Rama ka bërë të ditur se në hetuesi po thirret edhe drejtoresha e Investimeve Kapitale, sipas tij, pothuajse çdo të dytën ditë.
“Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po mundohen me e bo punën e vet për kryeqytetin. Nëse ju po përballeni me presion politik, mos ua bartni atyre”, ka shkruar Rama.



