Atletico Madridi interesohet për Leon Avdullahun

04 nëntor 2026 | 13:54

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu, mund ta bëjë një hap të madh në karrierë gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Skuadra e La Ligës, Atletico Madridi, ka shprehur interesim për mesfushorin e Hoffenheimit, ka raportuar të mërkurën sajti “Fussball Transfers”.

Sipas mediumit të specializuar për transferime, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, u ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin negociatat me Hoffenheimin për transferimin e Avdullahut.

“Në verë kishte disa skuadra spanjolle të interesuara. Megjithatë, Hoffenheimi e bllokoi transferimin, pasi ishte i vendosur ta mbante Avdullahun të paktën edhe një vit tjetër. Mesfushori është lojtar kyç te Hoffenheimi, i cili në vitin 2025 e bleu për tetë milionë euro nga Baseli”, shkruan mediumi gjerman.

Avdullahu, 22 vjeç, ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2031. Në sezonin aktual, ai ka shënuar një gol në 13 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin për Kosovën për vitin…