Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim

04 nëntor 2026 | 14:25

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar qëndrimet e tij për situatën politike dhe diplomatike në vend.

Terras ka folur në takimin e sotëm të Komitetit për Punë të Jashtme, ku komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka prezantuar raportin për Kosovën për vitin 2026.

Sipas Terras, bllokada politike i ka kushtuar Kosovës një vit e gjysmë ngecje në reforma dhe përparim.

Ai ka vlerësuar se raporti i Komisionit Evropian pasqyron problemet e evidentuara edhe në raportin e Parlamentit Evropian të vitit të kaluar.

“Reformat dhe përparimi kanë ngecur, kryesisht për shkak të bllokadës politike, e cila në thelb i ka kushtuar Kosovës një vit e gjysmë të humbur”, ka thënë Terras.

Megjithatë, ai ka theksuar se situata është përmirësuar pas funksionalizimit të institucioneve në përputhje me Kushtetutën, duke shtuar se Kosova tashmë ka Kuvend, qeveri dhe president funksionalë.

Sipas tij, stabiliteti politik është thelbësor për zbatimin e reformave dhe përparimin e vendit.

Terras ka shprehur shpresën që Komisioni Evropian të angazhohet në mënyrë aktive për ta mbështetur Kosovën dhe ta trajtojë atë si partnere të barabartë.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për angazhim me vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova vazhdon të ngecë në disa nga reformat kryesore që…