Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci mirëpritet në Trier të Gjermanisë nga kryetari i komunës, Wolfram Leibe
05 nëntor 2026
| 12:05
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, është pritur në Trier nga kryetari i kësaj komune, Wolfram Leibe.
Diskutimi u zhvillua në frymë shumë miqësore, me fokus në qeverisjen lokale, me ç’rast ata shprehën vullnetin e dyanshëm për binjakëzim mes Komunës së Mitrovicës dhe asaj të Trierit.
Kryetari Faton Peci është shprehur falënderues ndaj shtetit gjerman për kontributin ndaj Kosovës dhe mbështetjen e saj drejt integrimit evropian.



