Realizohet lindja e parë pas fertilizimit të asistuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë

05 nëntor 2026 | 16:43

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se sot, në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, është realizuar me sukses lindja e parë e një pacienteje 31-vjeçare, e cila kishte arritur shtatzëninë përmes procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) në sektorin publik shëndetësor në Kosovë.

QKUK-ja ka theksuar se ky rast shënon një moment të veçantë dhe një arritje të rëndësishme për shëndetësinë publike në vend, duke dëshmuar përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm të stafit shëndetësor.

Sipas QKUK-së, ky sukses përfaqëson një shpresë të re për shumë çifte që përballen me sfidën e infertilitetit, duke dëshmuar se edhe në Kosovë po krijohen mundësi konkrete për realizimin e ëndrrës së prindërimit.

“Ky sukses është dëshmi e rëndësishme e avancimit të shërbimeve shëndetësore publike dhe një hap përpara në funksion të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona ka siguruar vazhdimësinë e Raphinhës, i cili ka nënshkruar…