Komisioni Evropian vlerëson pozitivisht Shërbimin Korrektues të Kosovës në Raportin për Kosovën 2026
Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën për vitin 2026, konstaton se sistemi legjislativ për ekzekutimin e sanksioneve penale është adekuat dhe përgjithësisht në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Raporti thekson se sistemi i burgjeve në Kosovë respekton në masë të gjerë standardet ndërkombëtare për trajtimin e të burgosurve, ndërsa në institucionet korrektuese nuk është raportuar për mbipopullim apo raste të keqtrajtimit në institucionet korrektuese.
Një tjetër konstatim i rëndësishëm lidhet me rehabilitimin dhe luftimin e ekstremizmit, ku Komisioni Evropian evidenton vazhdimin e punës së Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues në proceset e shkëputjes nga ekstremizmi dhe rehabilitimit të personave të dënuar për vepra të lidhura me terrorizmin.
Këto konstatime pasqyrojnë zhvillimin e sistemit korrektues dhe angazhimin institucional për avancimin e standardeve të trajtimit, rehabilitimit dhe sigurisë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj reformave, respektimit të të drejtave të njeriut dhe përmbushjes së standardeve evropiane.



