Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me ATV nga lartësia

06 nëntor 2026 | 19:33

Një 22-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti me ATV (motoçikletë me katër rrota) në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin dhe ra nga një lartësi.

Rasti ka ndodhur të premten, më 6 nëntor, rreth orës 15:00, ndërsa vdekjen e të riut e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Sipas informatave zyrtare, njësitë policore, pas pranimit të njoftimit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 22-vjeçarin të shtrirë në rrëzë të malit. Në afërsi të tij është gjetur edhe ATV-ja e dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi i Emergjencës, i cili pas ekzaminimit mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, të identifikuar me inicialet A.H.

Lidhur me rastin janë angazhuar hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, ata të Sektorit Rajonal të Hetimeve, si dhe ekipi i Forenzikës Rajonale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një punëtor i Raiffeisen Bank, vendosi të qasej kundërligjshëm në…