Tiranë | Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

07 nëntor 2026 | 21:21

Protesta e sotme duket se veç skenave të dhunës dhe përplasjeve, ka prodhuar edhe kandidatin e parë për kryeministër të dalë nga protesta

I pyetur gjatë tubimit, një prej protestuesve nuk është mjaftuar me kritikat ndaj politikës aktuale, por ka treguar edhe ambicien e tij personale: dëshiron të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

“Dëshira ime më e madhe është qëtë bëhem kryeministër i Shqipërisë”, shprehet ai, ndërsa shton se i ka lënë partitë, pasi mendon se janë kukulla të qeverisë.

Në një protestë ku kërkesat dhe sloganet kanë qenë të shumta, protestuesi duket se të paktën për të ardhmen e tij e ka të qartë kërkesën: nga sheshi, drejt e në Kryeministri.

Nëse partitë po kërkojnë ende kandidatë dhe alternativa, në protestë të paktën njëri është vetëshpallur.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Influenceri holandez Tom van den Heuvel, i njohur në rrjetet…