Moti sot: Mëngjes i ftohtë, mjegull në disa zona dhe diell gjatë ditës

08 nëntor 2026 | 08:10

Në Kosovë sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona të ulëta pritet të paraqitet mjegulla, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 8 deri në 12 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vëllaznimi i Gjakovës po vazhdon me rezultate të shkëlqyera në…