Atletico Madrid – Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

08 nëntor 2026 | 13:51

Një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit spanjoll do të zhvillohet sonte, ku Atletico Madridi pret Barcelonën në kuadër të javës së 12-të të La Ligës.

Kjo përballje pritet të sjellë emocione të mëdha, pasi të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta në garën për titullin kampion. Barcelona aktualisht kryeson tabelën me 30 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Atletico Madridi renditet në pozitën e tretë me 28 pikë dhe synon fitoren për ta marrë kreun e La Ligës.

Skuadra e Diego Simeones do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin vendas për t’i mposhtur katalunasit, të cilët synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe ta ruajnë pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja Atletico Madrid – Barcelona zhvillohet sonte (e diel), duke filluar nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot u drejtohen kutive…