Arjol Bllaca shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës

09 nëntor 2026 | 10:40

Futbollisti i SC Gjilanit, Arjol Bllaca, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional për futbollistin më të dalluar të kësaj xhiroje.

Bllaca u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyeshme në ndeshjen kundër FC Malishevës, ku ishte protagonist kryesor në fitoren e Gjilanit me rezultat 3:2.

Ai realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, duke dhënë kontribut vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili bën vlerësimin për ndarjen e këtij çmimi, vendosi që epiteti “Ylli i Javës” për xhiron e 13-të t’i takojë pikërisht Arjol Bllacës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Akademik Arsim Bajrami  (7) Propozim për mobilizimin e ekspertizës…