Abdixhiku takohet me Prattipatin: Folëm për perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për Kosovën
10 nëntor 2026
| 14:27
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në selinë e partisë së tij.
Abdixhiku ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, “perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës”.
“E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën”.
Ai ka thënë se për LDK-në, “miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike”.



