22 kandidatë në garë për dy pozita në Gjykatën Kushtetuese

11 nëntor 2026 | 11:25

Njëzet e dy kandidatë kanë aplikuar për dy pozitat e lira në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila aktualisht funksionon me shtatë nga nëntë gjyqtarët e paraparë.

Komisioni i Posaçëm i Kuvendit i ka shqyrtuar kandidaturat më 10 nëntor, ndërsa fazën e parë e kanë kaluar 20 kandidatë.

Testimi me shkrim është caktuar për 18 nëntor, kurse intervistat me gojë për 27 nëntor.

Gjyqtarët e rinj do të kenë mandat nëntëvjeçar. Ndërkohë, në gusht të vitit 2027 përfundon mandati edhe i pesë gjyqtarëve të tjerë.

Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime nëse numri i gjyqtarëve bie nën shtatë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një…