‘Ka ardhur diktatori’, Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi

11 nëntor 2026 | 12:23

Jose Mourinho ka rikthyer disiplinën dhe autoritetin në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, duke fituar respektin e futbollistëve në një kohë shumë të shkurtër.

Trajneri portugez ka arritur ta ndryshojë atmosferën në skuadër përmes kërkesave të larta, komunikimit dhe vendimeve taktike, shkruan “GOAL”.

Një nga shembujt më të qartë është Federico Valverde, i cili më parë kishte deklaruar se nuk kishte lindur për të luajtur si mbrojtës i djathtë, ndërsa tani shprehet i gatshëm të bëhet më i miri në atë pozitë.

Edhe Vinicius Junior i ka pranuar zëvendësimet e shpeshta pa krijuar polemika, ndryshe nga periudha e kaluar nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Mbrojtësi Marc Cucurella ka zbuluar se çfarë e bën Mourinhon të veçantë në komunikimin me lojtarët.

“Ai di se si ta përcjellë mesazhin. Nuk ka nevojë për biseda gjysmëorëshe, për pesë minuta të tregon gjithçka që duhet të dish”, ka deklaruar Cucurella.

Sipas tij, portugezi di ta përshtatë komunikimin varësisht nga karakteri i secilit futbollist.

Kjo qasje, e kombinuar me njohuritë taktike dhe autoritetin e tij, ka bërë që Mourinho ta fitojë besimin e skuadrës në një kohë rekord.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Anëtari i Komisionit për Buxhet nga Partia Demokratike e Kosovës,…