‘Ekziston rreziku i humbjes së Lojërave Mesdhetare’, KOK-u paralajmëron më të keqen

11 nëntor 2026 | 12:50

Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 17-të, në të cilën janë shqyrtuar pika të ndryshme të rendit të ditës.

Ndër pikat kryesore që janë diskutuar kanë qenë edhe Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, me fokus takimin e fundit të Komitetit Organizativ (OCMG) dhe letrat e ardhura nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG). “Bordi u njoftua se në javët në vijim pritet të mbahet një takim në Athinë me ICMG, ku OCMG do të përfaqësohet me nga dy përfaqësues nga qeveria, Komuna dhe KOK-u. U konstatua po ashtu se ende ekziston rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, ka njoftuar KOK-u.

Gjithashtu, në këtë mbledhje është propozuar krijimi i programit për përgatitjen e federatave për Lojërat Mesdhetare, nismë kjo që buron nga Ligji për LM “Prishtina 2030”. Është vendosur që ceremonia e Laureatëve 2026 të mbahet më 21 janar 2027.

Më 30 nëntor do të ftohen federatat për të aplikuar për bursat “Shpresat Olimpike 2026”, të cilat mbështeten nga Ministria e Sportit dhe Rinisë.

Është diskutuar edhe për Bursat Olimpike LA 28. Pas kërkesës së ardhur nga Federata e Boksit e Kosovës, nga lista është larguar boksieri Donat Syla.

Komisioni i Sportit do të mblidhet për të analizuar performancën e bursistëve të tanishëm, si dhe për të shqyrtuar kërkesat e reja.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se…