Courtois mbron Xabi Alonson: Shkarkimi nga Reali ishte i padrejtë
Thibaut Courtois i ka dalë në mbrojtje Xabi Alonsos, duke e cilësuar të padrejtë shkarkimin e trajnerit spanjoll nga Real Madridi.
Portieri belg, në një intervistë për “Sky Sports”, ka vlerësuar punën e ish-trajnerit të madrilenëve, i cili u largua pas vetëm 34 ndeshjeve zyrtare në krye të skuadrës.
“Më pëlqen shumë Xabi Alonso dhe mënyra se si punon. Është një trajner i shkëlqyer dhe ajo që bëri te Bayer Leverkusen ishte e jashtëzakonshme. Jam i bindur se do të ketë sukses edhe te Chelsea”, ka deklaruar Courtois.
Ai e ka pranuar se në disa raste nuk kishte pasur mirëkuptim mes Alonsos dhe lojtarëve, por ka theksuar se trajneri kishte raporte të mira me shumë futbollistë.
Belgu ka folur edhe për José Mourinhon, me të cilin ka punuar te Chelsea dhe që tashmë është rikthyer në rrugëtimin e tij si trajner.
Courtois ka zbuluar se portugezi i kishte dërguar një mesazh kur mbërriti në Madrid, por ai nuk i ishte përgjigjur për dy javë.
“Ishim në Botëror dhe atë ditë ndodheshim në aeroplan. Për shkak të diferencës kohore dhe mungesës së internetit, nuk e pashë mesazhin. Më vonë, pas një ndeshjeje, më shkroi përsëri dhe pyeta dikë në Real Madrid nëse ai ishte numri i trajnerit”, ka treguar portieri.



