Zbulohen tensionet mes Zidanes dhe Mbappes, ylli i Realit nuk është i kënaqur me rolin e tij

11 nëntor 2026 | 16:51

Marrëdhënia mes Kylian Mbappes dhe Zinedine Zidane nuk po zhvillohet ashtu siç ishte pritur në përfaqësuesen e Francës.

Sipas raportimeve të gazetës “L’Équipe”, mes përzgjedhësit dhe kapitenit francez kanë lindur disa mospajtime, kryesisht për pozitën e sulmuesit në fushë.

Problemi nisi gjatë grumbullimit të fundit, kur Zidane vendosi ta aktivizonte Mbappen në krahun e majtë, ndërsa Ousmane Dembele luante si sulmues qendror.

Ky vendim nuk i pëlqeu yllit të Real Madridit, i cili preferon të luajë në qendër të sulmit, aty ku mund t’i shfrytëzojë më mirë aftësitë e tij para portës.

Sipas mediumit francez, komunikimi mes dy protagonistëve ishte gjithashtu i kufizuar gjatë grumbullimit të kaluar.

Situata u ndikua edhe nga problemet shëndetësore të Mbappes, i cili qëndroi i izoluar në dhomën e tij në qendrën stërvitore të Clairefontaine, përpara se të kthehej në Madrid për trajtim.

Zidane dëshiron ta përmirësojë marrëdhënien me kapitenin e tij dhe tashmë ka paralajmëruar se Mbappe do të luajë në pozitën e preferuar në ndeshjet e ardhshme.

Mungesa e Dembeles për shkak të lëndimit ia lehtëson këtë vendim trajnerit, por mbetet të shihet nëse situata do të ndryshojë edhe kur të gjithë sulmuesit të jenë në dispozicion.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për…