DRENICA SOT NË BERN – BASHKËPUNIM, VIZION DHE PËRFAQËSIM NDËRKOMBËTAR
Fadil Çitaku dhe Bashkim Çitaku prezantojnë institucionet e tyre në Konferencën e ASPS-së në Bern të Zvicrës
Bern – Sot, në Bern të Zvicrës, Drenica u përfaqësua përmes një prezantimi dinjitoz institucional nga Fadil Çitaku dhe vëllai i tij, Bashkim Çitaku, CEO i Eko Spitex GmbH, në kuadër të Konferencës së ASPS-së.
Në këtë ngjarje, ata përfaqësuan dy institucionet e familjes Çitaku: Eko Spitex GmbH dhe Academy of Leadership Sciences Switzerland (ALSS), të cilat së bashku ofrojnë mbi 50 programe dhe kurse inovative në fushën e shëndetësisë dhe zhvillimit profesional.
Gjatë konferencës, u zhvillua një takim i frytshëm me një përfaqësuese të kryesisë së ASPS-së, e cila shprehu interesim të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e programeve edukative, trajnimeve dhe avancimit të kapaciteteve profesionale në shëndetësi.
Ky interesim përbën një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, si dhe për promovimin e dijes, inovacionit dhe standardeve bashkëkohore në shërbim të shoqërisë.
“Bashkimi bën fuqinë!” Ky është edhe mesazhi që përcjell ky angazhim i përbashkët i vëllezërve Çitaku: të qëndrojnë të bashkuar në vizion, të palëkundur në mision dhe të përkushtuar në ofrimin e dijes së vlefshme e të besueshme, gjithmonë në shërbim të njerëzimit.
Për më shumë informacione rreth shërbimeve, programeve dhe aktiviteteve të dy institucioneve:
Academy of Leadership Sciences Switzerland (ALSS)
🌐 www.alss-edu.ch
✉️ [email protected]
Eko Spitex GmbH
🌐 www.eko-spitex.ch
✉️ [email protected]



