Ismajli pranë rinovimit të kontratës me Torinon

12 nëntor 2026 | 10:35

Mbrojtësi Ardian Ismajli pritet që së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën e Torinos, kanë raportuar mediumet italiane të enjten.

Bëhet e ditur se te Torino janë të kënaqur me Ismajlin, të cilin duan ta mbajnë në ekip edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

Ismajli ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa kontaktet mes palëve tashmë kanë filluar dhe pritet që marrëveshja të finalizohet së shpejti.

Me rinovimin e kontratës, Ismajli do të mbetet në Torino të paktën deri në vitin 2028, ndërsa do ta ketë mundësinë e vazhdimit të saj edhe për një vit tjetër.

Ismajli iu bashkua Torinos në verën e vitit 2025 si lojtar i lirë, ndërsa karrierë në Itali ka bërë edhe te Empoli dhe Spezia.

Në sezonin aktual, 30-vjeçari ka regjistruar 12 paraqitje për Torinon në të gjitha garat, dhjetë prej të cilave në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Leipzigu është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për…