Legjenda italiane për Zhegrovën: Është lojtar vetëm për gjysmë ore!

12 nëntor 2026 | 10:53

Ish-futbollisti italian Antonio Cassano ka folur për Edon Zhegrovën, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e përfaqësuesit të Kosovës për të dhënë kontribut të vazhdueshëm te Juventusi.

Duke folur në emisionin “Viva El Futbol”, Cassano e ka përfshirë Zhegrovën në mesin e lojtarëve që, sipas tij, mund të jenë të dobishëm vetëm për një pjesë të shkurtër të ndeshjes.

“Boga dhe Zhegrova janë lojtarë klasikë për gjysmë ore lojë”, ka deklaruar ish-sulmuesi italian.

Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por ende nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar.

Megjithatë, këtë sezon në Serie A ka regjistruar dy gola dhe dy asistime, ndonëse vazhdon të inkuadrohet në lojë në pjesën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar në seancën e…