MLS-ja thyen rekordet e audiencës, efekti Messi po e bën diferencën

12 nëntor 2026 | 10:55

Major League Soccer (MLS) po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të interesimit, ndërsa një rol të madh në këtë sukses po luan Lionel Messi me Inter Miamin.

Liga amerikane ka publikuar statistikat e sezonit të rregullt 2026, duke regjistruar shifra historike në audiencën televizive, pjesëmarrjen në stadiume dhe rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të MLS-së, ndeshjet e kampionatit kanë regjistruar mesatarisht 7.2 milionë shikues në javë përmes platformave televizive dhe atyre të transmetimit online.

Kjo përfaqëson një rritje prej 93 për qind krahasuar me sezonin e kaluar.

Ndikimi i Inter Miamit është veçanërisht i madh në stadiume.

Tetë nga dhjetë ndeshjet me pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve këtë sezon kanë qenë me skuadrën e Messit.

Përballja kundër Colorado Rapids tërhoqi 75.824 spektatorë, ndërsa ndeshja me LAFC u ndoq nga 75.673 tifozë.

Në total, 11.25 milionë tifozë kanë ndjekur ndeshjet e sezonit të rregullt, me një mesatare prej 22.063 spektatorësh për takim.

Ndërkohë, MLS-ja dhe klubet e saj regjistruan 19.1 miliardë shfaqje në rrjetet sociale dhe 838 milionë ndërveprime, duke konfirmuar rritjen e jashtëzakonshme të futbollit në Amerikën e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-futbollisti italian Antonio Cassano ka folur për Edon Zhegrovën, duke…