Ministria e Mjedisit nënshkruan memorandum me IUCN për mbrojtjen e natyrës
12 nëntor 2026
| 12:19
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe avancimin e zonave të mbrojtura në Kosovë.
“Në takimin me z. Oliver Avramoski, prezantova punën e Ministrisë së Mjedisit dhe diskutuam për mbështetjen profesionale, zbatimin e aktiviteteve mjedisore dhe mundësitë për sigurimin e fondeve në Kosovë përmes partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë. Ky memorandum hap rrugë për bashkëpunim konkret mes Kosovës dhe vendeve evropiane si dhe hap mundësi të reja për mbështetje ndërkombëtare në ruajtjen e pasurive tona natyrore”, ka thënë ministrja Pacolli.



