Izraeli me mungesa ndaj Kosovës
12 nëntor 2026
| 14:06
Izraeli pritet të ketë një mungesë të rëndësishme për duelin kundër Kosovës, që luhet të shtunën nga ora 15:00 në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Mediumet në Izrael kanë raportuar se mbrojtësi i krahut të majtë, Roy Revivo, i cili është titullar, nuk pritet të luajë në këtë përballje që i takon Grupit B3.
Revivo thuhet se ka pësuar një lëndim muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës, duke u bërë mungesa e dytë në radhët e Izraelit për këtë duel.
Po ashtu, Izraeli pritet të mos e ketë në dispozicion sulmuesin Manor Solomon, i cili ka dhimbje në shpinë dhe, sipas të gjitha gjasave, do të pushojë.
Ndeshja e parë mes Izraelit dhe Kosovës, e luajtur muajin e kaluar në Hungari, ka përfunduar pa gola.



