U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit

12 nëntor 2026 | 14:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë sot në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian, ku ka zhvilluar një komunikim me mediat.

I pyetur se çfarë mendonte për faktin se një ditë më parë ishte pritur me vezë nga disa shqiptarë, teksa kishte mbërritur në Dublin, ai ka thënë se kjo është pjesë e demokracisë dhe se, megjithatë, ndihet i mirëpritur në Irlandë.

“Mendoj se ky është një shtet demokratik, udhëhiqet nga rregulla dhe ligje dhe çfarë ndodhi është pjesë e të qenit një shtet demokratik dhe në të njëjtën kohë ka të bëjë me rregullat dhe ligjet. Në Irlandë, ndihem shumë i mirëpritur, pata një bisedë shumë të mirë dje në një grupim prestigjioz mendimesh dhe kishte dhjetëra vëllezër e motra shqiptarë që ndjenë se duhet të më mirëprisnin në një mënyrë ndryshe, dhe kaq, është demokraci, çfarë të bësh”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar qeverinë për mënyrën…