DREJTORI DIBRANI RIKONFIRMON MBËSHTETJEN PËR FUQIZIMIN DHE AVANCIMIN E GRAVE NË SISTEMIN KORREKTUES

12 nëntor 2026 | 16:36

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka takuar kryetaren e Shoqatës së Grave të SHKK-së, Valdete Ilazin dhe anëtaret e kësaj shoqate.

Gjatë takimit është diskutuar për rolin dhe kontributin e grave në sistemin korrektues, me theks të veçantë në rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për pjesëmarrjen e tyre në trajnime profesionale, avancimin e kapaciteteve dhe krijimin e mundësive të barabarta për zhvillim në karrierë.

Drejtori Dibrani ka rikonfirmuar përkushtimin e SHKK-së për të mbështetur pjesëmarrjen e grave në programe të ndryshme të trajnimit dhe ngritjes profesionale, si dhe për të promovuar përfaqësimin e tyre në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

Ai ka theksuar se fuqizimi i grave, avancimi profesional dhe përfaqësimi i tyre në të gjitha nivelet e përgjegjësisë janë të rëndësishme për zhvillimin e një shërbimi modern, profesional dhe gjithëpërfshirës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi…