Deputeti Hoti në Bratisllavë: Kosova duhet të avancojë rrugën drejt integrimit europian

12 nëntor 2026 | 16:47

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, po merr pjesë në një konferencë në Bratisllavë, ku po diskutohet zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e sfidave të reja gjeopolitike.

Përmes një postimi, Hoti ka bërë të ditur se në këtë forum do të prezantojë perspektivën e Kosovës për integrimin europian, duke vënë theksin te rëndësia e stabilitetit, bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ai ka theksuar se, përballë sfidave gjeopolitike, Kosova duhet të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj reformave të qëndrueshme, forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave europiane.

Sipas Hotit, integrimi europian mbetet një objektiv i rëndësishëm, i cili kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të koordinuar në nivel rajonal dhe europian.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani,…