Rekord rritje e pagave për punëtorët e menaxhimit të mbeturinave në Vushtrri – shoferëve 729 euro, punëtorëve fizik 623 euro

12 nëntor 2026 | 17:00

Ndër njerëzit më të rëndësishëm për komunitetin ku jetojmë padyshim janë punëtorët që mbledhin mbeturinat filluar nga shtëpitë tona e pastaj në lagjen ku jetojmë e po ashtu edhe në qytet.

Se ata duhet vlerësuar edhe përmes pagës, shembullin e jep komuna e Vushtrrisë e drejtuar nga Ferit Idrizi me ndërmarrjen e saj “Përparimi”, që së fundi ka vendosur të rrisë në masë të lartë pagat për punëtorët e terrenit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në një dokument të siguruar nga Veriu.info shihet se ndërmarrja “Përparimi” në Vushtrria ka vendosur pagë në vlerë prej 729.57 euro për shoferët e kamionit, bageristë dhe axhustatorët.

Sipas të njëjtit vendim pagë prejj 623.29 euro do të kenë tash e tutje kryepunëtori i terrenit për pastrues të rrugëve, mbledhësi i mbeturinave – punëtori fizik, pastruesi i rrugëve, shoferët dhe depoisti.

Ky është një shembull i mirë se si duhet vlerësuar puna e atyre që kujdesen për pastërtinë e ambientit.

Kjo çështje ka qenë edhe premtim i kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili vazhdon ta mbështesë ndërmarrjen lokale “Përparimi”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Haxhi Shala e ka fituar betejën me Ministrinë e Drejtësisë,…