Mediet zvicerane shkruajnë për Lutfi Dalipin, talenti 20-vjeçar zgjedh Kosovën

13 nëntor 2026 | 11:15

Vendimi i talentit të madh, Lutfi Dalipi, për ta përfaqësuar Kosovën në të ardhmen ka marrë vëmendje edhe në mediat zvicerane.

Dy prej mediumeve të njohura në Zvicër, “Blick” dhe “20 Minuten”, i kanë kushtuar artikuj të veçantë zgjedhjes së futbollistit 20-vjeçar, i cili po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Vaduzit.

“Blick” ka raportuar se Dalipi ka vendosur të luajë për Kosovën, ndonëse ka qenë pjesë e përfaqësueseve të grupmoshave të Zvicrës deri te U21.

Sipas raportimeve, futbollisti ka pasur mundësi të zgjidhte mes Kosovës, Shqipërisë dhe Portugalisë, por në fund ka vendosur për Dardanët, duke realizuar edhe premtimin që i kishte dhënë gjyshit të tij për të përfaqësuar njërin prej dy vendeve shqiptare.

Në anën tjetër, “20 Minuten” e ka cilësuar vendimin e tij si një tjetër refuzim për Zvicrën, duke e përshkruar zgjedhjen e Dalipit si një “çështje zemre”.

 

 

Mediat zvicerane shkruajnë për Lutfi Dalipin, talenti 20-vjeçar zgjedh  Kosovën - Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila kritikoi edhe…