Hoti i reagon Osmanit pas kritikave ndaj LDK-së: Turizmi politik është aktivitet joetik

13 nëntor 2026 | 11:13

Pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila kritikoi edhe kolegët e saj në LDK duke ua rikujtuar gabimet e së kaluarës, ka reaguar deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti.

Në postimin e tij, Hoti e ka cilësuar “turizmin politik” si një aktivitet joetik, duke kritikuar lëvizjet politike që, sipas tij, bëhen për interesa personale dhe përfitime të përkohshme.

“Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se koha do t’i zbulojë të gjitha të vërtetat, duke e përsëritur këtë mesazh edhe në fund të reagimit.

Postimi:

Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha.

Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri në ofertën turistike politike të radhës.

Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.
Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot (e premte) pritet të votojë për…