Ndryshime në Prokurorinë Speciale të Kosovës!
13 nëntor 2026
| 11:22
Valdet Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), si dhe nga udhëheqja e Departamentit për Korrupsion. Pas dorëheqjes së tij, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e së premtes, ka caktuar Rafet Halimin në pozitën e zëvendëskryeprokurorit të PSRK-së. Vendimi është marrë nga KPK-ja gjatë mbledhjes së fundit.



