Kuvendi ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare

13 nëntor 2026 | 11:38

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar katër marrëveshje ndërkombëtare.

Fillimisht, deputetët kanë ratifikuar Projektligjin nr. 11/L-024 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për ekstradim.

Po ashtu, deputetët kanë ratifikuar Projektligjin nr. 11/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar, Projektligjin nr. 11/L-026 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Projektligjin nr. 11/L-027 për ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka vazhduar të premten seancën plenare, e…