Flaka Loxha kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix Zagreb

13 nëntor 2026 | 13:54

Xhudistja Flaka Loxha, ka siguruar një vend në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026, pas dy fitoreve radhazi në këtë garë.

Loxha e nisi garën me një triumf bindës ndaj Andjela Samardzis nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilën e mposhti me Ippon.

Në raundin e dytë, kosovarja ishte sërish fituese, këtë herë ndaj kroates Ana Viktorija Puljiz, të cilën e mposhti me Yuko.

Në çerekfinale, Flaka do të përballet me spanjollen Adriana Rodriguez Salvador, në kërkim të një fitoreje tjetër që do ta dërgonte në gjysmëfinale të këtij turneu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë…