Nëse ia mësyni Shqipërisë, ky do të jetë moti në fundjavë

13 nëntor 2026 | 15:43

Moti në Shqipëri do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, në të gjitha qytetet.

Sipas parashikimit, do të ketë vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në disa zona priten edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Dita e shtunë do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të nisin që në orët e para të ditës, por e diela do të jetë ndryshe.

Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme gjatë fundjavës, duke luhatur nga 8 deri në 22 gradë celsius, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë përkohësisht për…