Ganimete Musliu i drejtohet Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç lirojeni çmimin e rrymës dhe tregoni a do të kemi energji dimrit!
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se derisa në Kuvendin e Kosovës po bëhet debat për energjinë elektrike, në shumë fshatra të Kosovës s’ka rrymë.
Ajo ka thënë se s’po i kërkon ministres Rizvanolli që të mos vjedh, duke thënë se nga ajo kërkon vetëm të përgjigjet nëse qytetarët do të kenë rrymë gjatë dimrit dhe që ta lirojë çmimin e rrymës.
“E nderuara ministre, vjedhni sa të mundni. Ajo carë po të them unë ty sot e për çfarë po kërkoj prej teje sot, a kanë me pasë qytetarët rrymë edhe a ka me u liru çmimi se u mbytën tu pagu. Jam dalë me të thanë garanto furnizim me rrymë 100 % për dimër. Liroje çmimin e rrymës”, ka thënë Musliu.
“Ata që vjedhin e manipulojnë e kanë vendin tjetër kund. Nga ju ministre e Svecla e Murati, që jeni në ministri të njëjta nga 2020-ta s’pres justifikime boshe. Jo çka keni bo ju, jo se keni bo këto, dil fol çka ke bo ti. Çka ke bo që qytetarët mos me e ndje mungesën e rrymës”, ka shtuar ajo.



